Aksioni i Policisë: Bastisen disa lokacione, tre burra dhe një grua të arrestuar për fajde, detyrim e rrëmbim

 

 

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në rajonin e Prishtinës e të Pejës, ku është goditur grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Deri më tani janë arrestuar katër persona.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Sinjalin se të dyshuarit janë ndaluar nën dyshimet për veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “Rrëmbim”.

“Me kerkese te Prokurorise Themelore ne Peje, Departamentit te Krimeve te Renda, Policia e Kosoves ka bastisur disa lokacione ne kompetence territoriale te Prokurorisë Themelore ne Pejë dhe jane arrestuar dhe ndaluar me udher te Prokurorit te Shtetit 4 persona te dyshuar per veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rembim”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d