Sot rreth orës 5 në Glogovac të Qarkut Koprivnica-Krizhevac, një i ri i dehur është përplasur me autobusin e parkuar të skuadrës kroate të futbollit, Slaven Belupa, i cili përdoret për ndeshjet jashtë fushe, shkruan Podravski list, transmeton Prishtina Sot.
Gjatë vozitjes së makinës, i riu ka humbur kontrollin dhe ka përplasur autobusin e parkuar.
Policia njoftoi se ndaj 18-vjeçarit do të fillojë procedim kundërvajtës.