Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, ambulanca në vendngjarje – VIDEO

 

 

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Një aksident ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e kësaj ka edhe të lënduar.

Në vendngjarje është parë edhe ekipi mjekësor i Urgjencës.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.Madje lidhur me këtë pak ditë më parë janë paralajmëruar edhe ashpërsim të masave ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d