Aksidenti në Krushë të Madhe, një i ri në gjendje të rëndë po trajtohet në QKUK

 

 

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Krushë të Madhe, ku thuhet se janë aksidentuar një kamion që barte blloka, me një veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Ky i fundit është një djalë i ri, rreth 22-25 vjeç, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mësohet se kamioni ka qenë në drejtimin e rrugës Gjakovë-Prizren, dhe përballë ka qenë vetura, e cila e ka filluar tejkalimin dhe u përplasur me të.

Pamjet:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d