Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur orët e mbrëmjes të së shtunës, ku dy vetura raportohet se kanë qenë të përfshira, me ç’rast janë lënduar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka dhënë detaje shtesë rreth këtij aksidenti.
Sipas Elezajt, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në fshatin Osek Hylë në rrugën Gjakovë-Pejë.
Nga ky aksident mbetën të lënduar dy persona, ku janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, teksa Policia ka shtuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.
Sinjalizues të Sinjalit dërguan pamje nga ky aksident dhe kanë dhënë detaje se si ka ardhur deri te përplasja e automjeteve.
Shkaktari i aksidentit raportohet të ketë ndodhur për shkak të tejkalimit të rrezikshëm të shoferit i cili ka qenë në gjendje të dehur.