Aksident te Shkëmbi i Dudës/ Kamioni rrotullohet dhe bie në lumin Ibër, lëndohen tre persona

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pranë “Shkëmbit të Dudës”, në të cilin është përfshirë një kamion, ndërsa për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton Prishtina Sot.

Sipas informacioneve të para, kamioni ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur dhe si pasojë e kësaj ka rënë në lumin Ibër.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

“Rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në afërsi të lokacionit Shkëmbi i Dudes ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një kamion me targa vendore i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër. Përpos dëmeve materiale në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Veri”, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d