Aksident në Sojevë të Ferizajt, ka të lënduar

 

 

Një aksident ka ndodhur gjatë orës 14:00 në rrugën Magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Ju njoftojmë se, sot rreth ores: 14:00  në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë në lëvizje, me targa vendore ka dalur jashtë rrugës. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në veturë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d