Aksident në Lipjan, dyshohet për dy të rinj të lënduar rëndë

 

 

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Prishtina Sot.

Sot ka ndodhur një vetaksident në Leletiq të Lipjanit ku dyshohet se dy të rinj janë lënduar rëndë.

Sinjali mëson se shoferi e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur disa metra jashtë rrugës kryesore.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të pranuar një përgjigje, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka informacione të reja rreth rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d