Aksident në Fushë Kosovë, kamioni godet një këmbësor në zebra

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë, ku një kamion dyshohet se ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Mediat lokale kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se viktima ka mbetur e shtrirë në rrugë, teksa nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d