Aksident mes tri veturave në rrugën Lipjan-Ferizaj, lëndohen dy persona

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në aksin rrugor Lipjan-Ferizaj, nga ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Lipjan -Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d