Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rënd trafiku në Lipjan, ku u përfshinë katër vetura, raporton gazeta Prishtina Sot.
Rastin për gazeta e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në këtë aksident janë përfshirë katër vetura – dy në lëvizje e dy të parkuara dhe se tre persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.