Një aksident trafiku ku janë përfshirë katër automjete ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton Prishtina Sot.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Njësiti i trafikut rajonal është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.