Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë, lëndohen tre persona

 

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Në këtë aksident u përfshinë dy vetura, ku tre persona mbetën të lënduar.

Njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim.

Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohen në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d