Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në orën 2:00 në aksin rrugor “Laç-Fushë Mamurras”, ku ka ndërruar jetën në vendin e ngjarjes shoferi 43-vjeçar.
43-vjeçari K.M dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, shoferi nga Bushnesh i Krujës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.