Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Nekoc të Drenasit.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:30, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Nekoc. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetakasidenti”, tha Ahmeti.