Aksident i rëndë në Drenas, ndërmjet një veture dhe një furgoni

 

 

Aksident i rëndë raportohet në Qikatovë të re në Drenas, ndërmjet një automjeti dhe një furgoni, nuk ka ende informacion nëse ka të lënduar, shkruan Prishtina Sot.

Lexuesit e Gazetës “Prishtina Sot” kanë dërguar fotografi nga ky incident i rëndë, ku duket një situatë e rëndë aksidenti me një furgon që është i përmbysur dhe një automjet që ka dalë jashtë rrugës.

Policia ende nuk ka lëshuar asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje. Gazeta “Prishtina Sot” do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet dhe do të informojë lexuesit për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d