Aksident i frikshëm, fëmijët e Kane dërgohen me urgjencë në spital

 

 

Tre fëmijët e Harry Kane u dërguan me urgjencë në spital pasi u përfshinë në një aksident të frikshëm në Gjermani.

Fëmijët e kapitenit të Anglisë, Louis (tre vjeç), Vivienne (pesë vjeç) dhe Ivy (shtatë vjeç), ishin duke udhëtuar në një furgon të tipit Mercedes, kur automjeti u përplas me një Renault afër Schäftlarn në Munich, raporton Prishtina Sot.

Ata u dërguan me ambulancë në një spital aty pranë për një kontroll dhe nuk pësuan asnjë lëndim serioz. Gruaja e Kane, Kate dhe fëmija i katërt, Henry, i cili lindi në gusht, nuk besohet të kenë qenë në furgon.

Incidenti mësohet të ketë ndodhur në Bavari, teksa sulmuesi 30-vjeçar udhëtoi për në Londër me Bayern Munich përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.

Aksidenti ndodhi në orën 17:15 të së hënës, kur makina u përplas me furgonin në të cilin ndodheshin fëmijët, raporton media gjermane “Bild”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d