Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka venën nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, aksioni ka nisur sot në orën 12:00 dhe ende është duke vazhduar.
“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani./Prishtina Sot./