“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e ish-gruas së tij jep detaje të reja: Është në mbikëqyrje të punëtorëve të strehimores

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psiqike. Lidhur me këtë rast, ka folur avokatja e gruas së Gjakovës, Aurora Mullhaxha.

Ajo tha se gjendja e Suelës, është shumë e rëndë.

“Suela për momentin është në mbikëqyrje të punëtorëve të strehimores, me nevoja për mjekim gjatë gjithë kohës, ka mpirje të krahut, kokës dhe syrit. Problemet mes tyre kanë filluar nga fundi i muajit korrik të vitit të kaluar. Suela është munduar t’i tejkaloj vetë, deri në momentin kur i erdhi ftesa për divorc. Ai nuk e ka njoftuar Suelën për divorc”, tha Mullhaxha.

Avokatja Mullhaxha tutje tha se Suela ka pasur dhunë gjatë gjithë kohës.

“Kohëve të fundit ka pasur më shumë dhunë psiqike dhe ekonomike. Të shtunën i erdhi një mesazh që nuk ka të drejtë të jetojë më në atë shtëpi. E njëjta ka shkuar t’i marrë gjërat e saj personale, por e ka pasur derën e mbyllur”, u shpreh avokatja.

Tutje, Mullhaxha tha se xhudisti Gjakova është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

“Avokati i vet ka komuniku me mu, ku Akili më ka thënë se të premten ka ardhur nga garat, ndërsa rasti ka ndodhur të shtunën, që i bie ai ka qenë këtu. E autorizuara ime ka edhe prova të komunikimit që ka kërkuar ta takojë djalin, e nëse ska qenë këtu, si ka mundur ta takojë djalin. Ai është në arreti, ai është në kërkim nga organet e ndjekjes”, tha avokatja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d