Një grua mori ibuprofen për simptomat e saj të gripit, nga ku pësoi një reagim të tmerrshëm. Pacientja 45-vjeçare kishte marrë ilaçin kundër dhimbjeve pa recetë, ndërsa vetëm disa orë më pas, vërejti një kore të çuditshme të verdhë në buzë dhe ënjtje të rëndë të fytyrës.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital në Irak dhe u diagnostikua me një reagim të rëndë të padëshiruar, jashtëzakonisht të rrallë ndaj ibuprofenit, të quajtur Sindroma Stevens-Johnson.Mjekët e mbajtën në repart për shtatë ditë derisa ënjtja filloi të qetësohej dhe nuk u shfaqën skuqje të reja.
Ajo nuk kishte vuajtur kurrë më parë reagimin nga ibuprofeni dhe ishte e paqartë nëse gruaja, e cila nuk kishte sëmundje kronike, kishte pësuar ndonjë efekt afatgjatë nga reagimi.Duke zbuluar rastin e rrallë në Raportet e Rasteve Klinike, mjekët thanë: “Ibuprofeni ka qenë prej kohësh një forcë në fushën e lehtësimit të dhimbjes dhe menaxhimit të inflamacionit.
Megjithatë, pas pranisë së tij të zakonshme në kabinetet e mjekësisë, fshihet një rrezik i mundshëm që, megjithëse i rrallë, kërkon vëmendjen tonë.”
Ata shtuan: “Derisa ibuprofeni është përgjithësisht i sigurt, shfaqja e rrallë e reaksioneve të rënda si SJS shërben si një kujtesë se asnjë ilaç nuk është bash pa rrezik”.Amerikanët marrin rreth 30 miliardë doza të qetësuesve të dhimbjes pa recetë ose me recetë, si ibuprofeni çdo vit, me shumicën dërrmuese që nuk kanë asnjë reagim.
Vetëm në raste jashtëzakonisht të rralla janë regjistruar reaksione serioze si SJS – me 847 raste në SHBA të lidhura me ibuprofen që nga viti 2004.
Edhe në Kosovë, ky ilaç përdoret masivisht dhe mund të blihet pa recetë në barnatore.