Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në restorantin Grej, pronësia e të cilit është e lidhur me Millan Radoiçiqin dhe i cili është vulosur në fillim të prillit.
Siç ka konfirmuar Policia, sot në këtë objekt po bëhet kontroll mbi pronën që është nën sekuestrim. Stafi i kësaj agjencie aktualisht ndodhet brenda ambienteve.
Në vendngjarje ndodhen dy automjete të policisë – patrulla të rregullta, të cilat ndihmojnë në këtë aksion.
Sipas gazetarit të këtij portali i cili ndodhet në vendngjarje, një punonjës i kësaj agjencie ka marrë një bravë të re nga një automjet zyrtar dhe e ka çuar në drejtim të lokalit.