Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut që vjen Lëvizja Vetëvendosje, ka lavdëruar punën e Qeverisë Kurti për veriun. Bahtiri ka shkuar aq larg sa ka thënë se pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën.
“Punën më të mirë që ka bërë ndonjëherë pas Isa Boletinit në Mitrovicë e ka bërë Albin Kurti, pikë”, është shprehur Bahtiri.
Sipas tij, VV në Mitrovicë ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë.
Bahtiri e ka zbuluar për herë të parë se deputetin Armend Muja ai e ka sjellë në VV.
“Duhet ta dijë ai se unë Armend Mujën e kam pru në VV”, është shprehur Bahtiri, përderisa gazetari Rib Berisha i ka thënë se Bahtiri duhet ta marrr konfirmimin nga Muja nëse do të kandidojë për deputet.
“Unë z.Mujën e kam mik, e kam shok të mirë edhe nuk i ka tre ditë që jemi takuar prej orës 6 deri në orën 11 e natës”, ka thënë Bahtiri.