Demonstratat e aktivistëve për klimën janë bërë shkak për ndalimin e fluturimeve në aeroportin më të ngarkuar në Gjermani, atë të Frankfurtit.
Protesta e aktivistëve u organizua pranë aeroportit duke bllokuar kështu pistat e fluturimeve. Ata mbanin në duar pankartat ‘Nafta vret’ duke i bërë thirrje qeverisë gjermane që të ndalojë ndaloj përdorimin e naftës, qymyrit dhe gazit.
Aktivistët kërkojnë që qeveria gjermane të ndjekë një marrëveshje globale për të ndaluar deri në vitin 2030 përdorimin apo tregtimin e lëndëve djegëse që shkaktojnë ndotje të mjedisit dhe kanë ndikim negativ në kushtet klimatike.
Aktivistët kanë listuar gjithashtu disa vende në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut ku janë planifikuar demonstrata të ngjashme si pjesë e një fushate që filloi të mërkurën
Ndërkaq me anë të një postimi në “X” aeroporti i Frankfurtit lajmëroi të gjithë qytetarët për ndërprerjen e fluturimeve, por më pas njoftoi se fluturimet kishin nisur gradualisht me ritme të ngadalta si pasojë e protestave.