Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që për disa ditë me radhë.
Tahiri në një postim në X ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.
“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet 90-të, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.
Preliminary results in show that @adnandibrani won a seat & is becoming the first albanian elected in @EUparliament.
Adnan, is from Mitrovica, he immigrated in 90s to where he had a great commitment as an active citizen.
He was MP in and also a member of @PACE_News. pic.twitter.com/bpw9P7QOPv
— Besnik Tahiri (@besnik_tahiri) June 10, 2024
Adnan Dibrani (lindi më 12 shkurt 1985) është anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët. Dibrani u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014. Ai u zgjodh të përfaqësoj zonën elektorale të Hallandit.
Ai është një ekonomist i trajnuar dhe ka punuar si punonjës i bankës. Në politikë, ai është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.
Gjatë vitit 2010-2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Social Demokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.
Dibrani është një nga kandidatët e Social Demokratëve për parlamentin Evropian në zgjedhjet e vitit 2019.
Dibrani lindi në Mitrovicë, dhe shkoi si refugjatë në Suedi më 1992.