“Adhurues i presidentit Rugova”- aktivisti i LDK’së në Hagë pretendon se u rrah nga UÇK’ja, përmend emra

 

Imer Imeri, aktivist i LDK-së, është dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në dëshminë e tij të hënën përpara trupit gjykues, Imeri ka pretenduar se është ndaluar dhe rrahur nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shfajësuar vetën paraprakisht duke thënë se s’është kundër UÇK’së por kundër disa individëve, raporton Insajderi.

Unë dua t’i drejtohem popullit tim se nuk jam këtu kundër UÇK-së se në UÇK isha vetë i shtati. UÇK-ja është e artë për popullin e Kosovës dhe populli i Kosovës ishte i tëri UÇK, por mjerisht individët e caktuar, veprat e tyre me kanë sjellë sot këtu”, tha Imeri.

Pos tjerash, ai pretendoi se është burgosur nga prilli deri në qershor të 1999-ës në një vend në Shqipëri të quajtur Cahan i Kurmes. Prokurorja Vega Iodice ka prezantuar edhe një fotografi në dhomën e pretenduar se është mbajtur Imeri.

Imeri vazhdon pretendimet duke thënë se është rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së. Ai përmend edhe emra.

Në këtë dhomë mu ka përmend adhurues i presidentit Rugova edhe hiqni dorë apo do të vriteni të gjithë dhe ka fillu dajaku. Mi ka dhanë dy shuplakë, më ka ra një herë me patericë e tani me një dru të shkurtër komandant Hoxha, Riza Alija me emrin e vetë. Ai ka fillu t’më bie në kry gjithkund nëpër trup kështu që kam qenë i mbuluar me gjak”, deklaroi ndër të tjera ai.

Imeri vazhdoi pretendimet duke rrëfyer një ngjarje me një person përpara trupit gjykues.

Aty ku isha rat unë, ai djalë u merzitke shumë. Jam i plagum. Nesër e refuzoi edhe bukën, thashë jo bac se bukë duhet me hanger se kysmet na dalim prej këtuhi. Kam taku me Haki Berishën kom thanë çone more djalin tek mjeku se s’shkon kështu. Dikush iu ka thanë merrne me të mirë dhe djali mos të kallzëon çka ka ndodhë. Ja ka dhënë njëfarë detyre pak si të naltë aty me nejtë i lirë nëpër atë vend aty edhe u sillke asajde.

Më vjen shumë keq me thanë tash, po në atë kohë, sipas fjalëve të djalit, ishte të UÇK-së që i kishin marrë nën kontroll edhe FARK-un atje, e kanë nxanë dhe e kanë plagu aty”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar se në zonën e pretenduar ku është mbajtur ka pasur anëtarë të LDK’së dhe FARK’ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d