Abdixhiku ngre alarmin: Në vit largohen nga Kosova 50 mijë të rinj

 

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur alarmin për ikje masive të të rinjve nga vendi. Abdixhiku ka thënë se diskutimi nuk duhet të bëhet për të shkuarën e 30 viteve të kaluara, por sipas tij, duhet të duhet të flitet për problemet bazike të qytetarëve.

Ne po humbim gjëra shumë bazike: kohën dhe njerëzit. Po na ikin njerëzit, gjeneratat e reja, me të madhe madje, dhe tani s’ka rëndësi se kush ka faj ose kur kanë ikur më shumë e kur më pak”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, në vit largohen 50 mijë të rinj nga Kosova dhe se ata që mbesin po u shkon koha.

Unë vërtet besoj që ka një Kosovë të mirë përpara, e si të arrijmë të kjo Kosovë besoj që duhet të flasim për të ardhmen dhe problemet konkrete. Prandaj kemi dalë me një program që është konkret!”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d