A kishte shenja dhune 2-vjeçari që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, flet drejtori

 

 

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Gjilan, ku një fëmijë 2-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spitalin rajonal. Gazeta raportoi mbrëmë se Policia tashmë ka nisur hetimet dhe pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaktari i vdekjes së fëmijës.

Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Eminin, i cili ka bërë të ditur se fëmija është dërguar pa shenja jete në këtë qendër.

Emini tha se gjatë ekzaminimit të trupit nuk janë gjetur shenja të tramuës, ndërsa as familja nuk ka raportuar se fëmija ka pasur ndonjë sëmundje.

“Në lidhje me rastin e djeshëm të një fëmijë dy-vjeçar me iniciale D.A nga Llabjani është raportuar sot në takim të mëngjesit.

Sipas mjekut kujdestar të Emergjencës, fëmija është sjellur me autoambulancë pa shenja jete.  Familjarët nuk kanë njoftuar të dhëna për sëmundje të mëhershme të fëmijës. Në ekzaminim nuk janë gjetur shenja të traumës.

Është lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.” – tha Emini për Sinjalin.

Lajmin e ka konfirmnuar edhe Policia Rajonale e Gjilanit.

Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar.Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d