Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët që ka fituar çdo trofe gjatë karrierës së tij. Nga Liga e Kampionëve e deri te Euro, e trofetë në Angli, Itali dhe Spanjë, pesë herë fituesi i Topit të Artë e shumë tituj tjerë individual.
Kupa e Botës është një ëndërr për yllin e Kombëtares së Portugalisë që duket se është e parelizuar, shkruan Indeksonline
Por a ka fituar ndonjëherë Ronaldo në Lojërat Olimpike?
Jo, Ronaldo nuk ka fituar asnjë medalje në Lojërat Olimpike. Paraqitja e parë e lojtarit të Al-Nassr në këtë event ishte viti 2004, kur ishte vetëm 19-vjeçar dhe karriera e tij në Manchester United sapo kishte filluar.
Ronaldo kishte arritur të shënonte golin e vetëm për Portugalinë në fitoren ndaj Marokos, por që nuk mjaftoi për të kaluar tutje.
Ndryshe nga Cristiano Ronaldo, rivali i tij në fushë – Lionel Messi ka të fituar një medalje të artë me Argjentinën./Indeksonline/