‘A është sheqeri ‘fajtor’ për hiperaktivitetin e fëmijëve?’/Flet nutricionistja e njohur!

 

 

Fëmijët shpesh marrin energji të tepërt pasi shijojnë ëmbëlsira dhe torta, prandaj shumë njerëz pyesin veten: ‘A është sheqeri fajtor për hiperaktivitetin e tyre?’. “Besimi se sheqeri shkakton hiperaktivitet te fëmijët ekziston prej dekadash dhe ndikon në vendimet e prindërve për ushqimin e fëmijëve. Si nutricioniste dhe neuroshkencëtare, mund të konfirmoj se, megjithëse sasia e tepërt e sheqerit nuk është e dobishme për trurin, provat shkencore nuk tregojnë se sheqeri shkakton hiperaktivitet”,-shkruan Amy Reichelt.

“Studimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara kanë vëllime më të vogla të trurit në zonat kritike si korteksi frontal në krahasim me fëmijët me dieta më të shëndetshme. Pavarësisht kësaj, miti se sheqeri shkakton hiperaktivitet është ende i popullarizuar, i cili daton në vitet ‘70 dhe ‘80” të shekullit të kaluar, shpjegon Reichelt nga Universiteti i Sidneit.

Ndërkaq, një mëngjes i mirë është i rëndësishëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Studimet thonë se ky vakt nuk duhet humbur nga fëmijët. Hulumtues nga Universiteti i Cardiff thonë se vakti i mëngjesit përmirëson aftësitë e kujtesës, nivelin e dëgjimit dhe aftësisë e kapjes së mësimet që në orën e mësimit.

Mëngjesi i fëmijës tuaj mund të filloj me qumështin. Nëse fëmijës i pëlqen kosi mund ta konsumojë edhe atë, por mos i shtoni sheqer sepse fëmijët duhet të mësohen edhe me shijet që nuk janë të ëmba, këshillon gastroenerologia docente në Universitetin Campus Biomedico, Luca Piretta. Përveç qumështit, vakti i mëngjesit është mirë të përmbajë edhe frutat dhe lëngjet.

“Zgjedhja e reçelërave është shumë mirë por mos harroni të konsumoni frutat, ose lëngjet e tyre”-thotë gastroenerologia Luca Piretta. Një familje duhet ta dijë se mëngjesi jep 25% të kalorive të ditës. Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre. Udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) renditin proteinat, zinkun, hekurin, acidet folike, disa vitamina dhe acide yndyrore të pangopura si lëndët ushqyese më të rëndësishme. Një dietë pa këto lëndë ushqyese mund të çojë në probleme të trurit gjatë gjithë jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d