A do t’ia jepte tokën Manastirit nëse s’do të ishte çështja e anëtarësimit në KiE? Çfarë thotë Kurti

 

 

Kryeministri Albin Kurti s’do ta konsideronte me urgjencë çështjen e Manastirit të Deçanit po të mos ishte për ta kapur “rastin unik” në këtë pranverë që Kosova të ketë sukses në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.

“Po të mos ishte kusht çështja e Deçanit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, a do ta bënit një gjë të tillë?”, është pyetur sot Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Së pari, unë nuk jam dakord me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Në mendjen time të shëndoshë, arsyen kritike… nuk e kam kuptuar asnjëherë se si bëhet që Manastiri i Deçanit të bëhet palë që adreson çështje në Gjykatë Kushtetuese, por edhe shumë e shumë çështje të tjera. Mirëpo, shikoni, neve na duhet ta bëjmë maksimumin e mirë e të mbarë me një trashëgimi të keqe e të mbrapshtë, që nuk është aspak minimale. Dhe, këtë po e bëjmë”.

“Pra, po të mos ishte çështja e Këshillit, nuk do ta bënit një gjë të tillë”?

“Nuk do të mund ta konsideronim me një urgjencë të këtillë. E kemi rastin unik që në këtë pranverë të kemi ulëse pranë shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Evropës, sepse të gjithë treguesit e organizatave prestigjioze për vlerat themelore të Këshillit të Evropës, ne i plotësojmë në mënyrë të plotë – domethënë, edhe sundimin e ligjit, edhe të drejtat e njeriut edhe demokracinë. Ka plotësime të pjesshme, por që nuk janë plotësime edhe të shteteve anëtare”, thotë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d