A do të mund të bëhet Trumpi president pas shpalljes fajtor

 

 

Donald Trumpi është shpallur fajtor për 34 akuza për mashtrim. Këto akuza janë të asaj që njihet nën ligjet amerikane “Akuza të klasës E” dhe përmbajnë maksimum katër vjet burgim, përcjell Prishtina Sot.

Mirëpo ekspertët ligjor kanë deklaruar se nuk ka gjasa që Trumpi të burgoset nëse shpallet fajtor dhe se dënimi me burgim me shumë gjasë do të kthehet në gjobë.

Kjo për shkak se Trumpi, nuk ka dënime të mëparshme dhe ky është rast gjyqësor nuk është i dhunës.

Juria tani ka vendosur unanimisht për dënimin e tij dhe tani do të varet nga gjykatësi Juan Merchan që të vendosë për dënimin e Trumpit.Kur bëhet fjalë për kandidimin e Trumpit për president, përgjigja është “po”, ai mund të jetë president, ani pse është shpallur fajtor për rast penal.

Amerikanët mund të votojnë për kandidat presidencial edhe nëse ai është në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d