Urimi domethënës i policit Artur Mrasori dhe mirënjohja e oftamologut që e operoi pas lëndimeve që mori në Zhur

 

 

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Kosovë festojnë sot Fitër Bajramin. Lutjet për familjarët e të afërmit, mirënjohjet e falënderimit janë të shumta.

Një urim mjaft domethënës e publikoi sot edhe oftamologu në Klinikën e Oftamologjisë, Florim Zejnullahu, të cilin e mori nga Artur Mrasori, zyrtari policor që kishte mbetur i lënduar rëndë në shpërthimin në Zhur të Prizrenit, para disa vitesh.

Zejnullahu ka qenë mjeku i parë që është marrë me intervenimin në sytë e Mrasorit, natën e 28 janarit 2020, kur ai u transferua në klinikë për t’u trajtuar si pasojë e plagëve që mori.Në këtë ditë feste, si çdo herë tjetër, Mrasori ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e madhe ndaj tij, për gjithë punën e bërë në betejën shëndetësore që nisi atë natë dhe vazhdon ta ketë edhe sot.

Edhe oftamologu Zejnullahu, i cili e publikoi bisedën me Mrasorin, tha se ky është urimi më i mirë, duke shprehur po ashtu mirënjohjen e tij.

“Urimi më i mirë që mora sot!

Motiv që Klinika e Syve të prosperoj edhe më shumë në kuptim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve që jap!

Respekt për Artur Mrasorin policin Hero në krye të detyrës!” – ka shkruar ai, duke publikuar edhe mesazhin e Mrasorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d