Arrestohet një person në Skenderaj për organizim të bixhozit të paligjshëm

Hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve, në orët e mbrëmjes së datës 16 nëntor 2023, në Skenderaj kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) aparate te lojërave, dy (2) televizorë, dhe dëshmi tjera relevante.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d