Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Rumani.
Ai është shprehur i kënaqur nga kjo pjesëmarrje, dhe thotë se Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve.
“Kënaqësi të marrë pjesë në konferencën PES dhe në takimin e liderëve dje në Bukuresht “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë. Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në X.