Tensione para Bashkisë në Tiranë, opozita përplaset me policinë – kërkojnë të futen brenda

 

 

Opozita në Shqipëri është përplasur me Policinë para Bashkisë së Tiranës, teksa grupi i Rithemelimit ka thirrur protestë.

Dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar, së bashku me zyrtarë të opozitës, që kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.

Ata kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë.

Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d