Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, këmbësorëve u ka ndaluar përdorimin e telefonave kur e kalojnë rrugën, shiritin apo shtegun e biçikletave ose binarët.
Në rast se shkelet kjo rregull dënimi është 50 euro.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve dhe shoferëve që të mos e përdorin telefonin kur janë pjesë e trafikut.
“Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë. Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë 50 euro”, thuhet në thirrjen e Policisë.