Shkelja e ligjit në QKMF- Skenderaj nga të zgjedhurit në mënyrë të kundërligjshme, kushëriri i Fadil Nurës, Bashkim Nura dhe dhëndri i Sami Lushtakut, Ferat Kabashi

Shkruan : Nuredin Lushtaku

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Skenderajt vazhdimisht merren vendime të kundërligjshme. Njëri prej vendimeve më shqetësuese në këtë institucion është marrja e vendimeve nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Bashkim Nura dhe Ferat Kabashi në emër të Këshillit Drejtues të QKMF-së, në mbledhjen në të cilën kërkohet të merret vendim për krijimin e Rregullores për Sistematizimin e vendeve të punës edhe pse kjo çështje është e përcaktuar me Statutin e QKMF-së.

Problemi i krejt kësaj katrahure dhe angazhimi të madh për krijimin e kësaj rregullore është rehatimi i dhëndrit të Sami Lushtakut, Ferat Kabashit në pozitëne zv.Drejtorit të QKMF-së!

Të gjitha këto shkelje i kemi raportuar tek organet e drejtësisë, mirëpo fatkeqësisht asnjë hap pozitiv rreth rastit në fjalë nuk është marrë nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe Inspektoriatit të Punës!

Që Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, prej që është ardhur në pushtet kjo udhëheqje aktuale, veprohet kundërligjshëm dhe merren vendime krye në vete nga kushëriri i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, Bashkim Nura dhe dhëndri i Sami Lushtakut, Ferat Kabashi pa e pyetur fare Këshillin Drejtues të QKMF-së.

Andaj, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të veprojë dhe të ndalojë krimin që është duke u bërë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj nga udhëheqja e “kushërinjëve dhe “dhanurëve” të udhëheqësve të Komunës së Skenderajt.

 

(Procesverbali i takimit të Këshillit Drejtues)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d