Policia publikon fotografinë e një qytetari, kërkon ndihmë për identifikimin e tij

 

 

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Personi në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi”.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje vepren Mashtrim. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d