Edon Zhegrova është duke bërë paraqitje fantastike me fanellën e skuadrës së Lille në kampionatin francez. Forma fantastike tij ka vazhduar edhe në ndeshjen e fundit që Lille e luajti nda Lens dhe Zhegrova ishte figura kryesore.
Ylli kosovar realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 27-të.Paraqitja e tij nuk ka shkuar pa u vlerësuar, ai ka hyrë në formacionin e javës nga SofaScore.
25-vjeçari mori notën 8,2 në këtë sfidë, derisa është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.
Përveç reprezentuesit kosovar në formacionin e javës në Ligue 1 janë edhe Giggi Donnarumma, Gulbert, Oumu e Toure në defensivë.
Sierro, Savanier, Vitinha dhe Andrey Golovin në mesfushë si dhe dyshja Dallinga dhe Balogun në repartin ofensivë.
Në 26-të paraqitjet e këtij edicioni në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar pesë gola e ka bërë po aq asistime. E në të gjitha garat, Edoni ka realizuar 11 gola.
Pas 27-të xhirove, Lille gjendet i katërti në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.