Për dy muaj diaspora dërgoi 174 milionë euro në Kosovë

 

 

Sipas të dhënave të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës, diaspora deri në fund të muajit shkurt ka dërguar në Kosovë 174 milionë euro.

Derisa vetëm në muajin shkurt, mërgata dërgoi 87.90 milionë euro.

“Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

● 87.90 milionë euro, vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024
● 174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave
● 64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve
● 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve
● 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale
● 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar
● 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar
● 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë

Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me
janarin e 2024-së.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d