Messi thyen heshtjen dhe tregon për tërheqjen nga futbolli, zbulon prapaskena edhe nga largimi i dhimbshëm prej Barcelonës

 

 

Lionel Messi konsiderohet nga shumica e tifozëve të futbollit si më i miri i historisë, por ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe.

Gjithsesi ylli argjentinas është lojtari me më së shumti Topa të Artë të fituar, plot tetë sosh.

Edhe pse i ka 36 vite mbi supe, Messi nuk e mendon për momentin tërheqjen nga futbolli, duke thënë se ai është autokritik dhe për sa kohë ndihet mirë nuk e ka ndërmend të largohet.

“E kam të qartë që do ta ndiej momentin kur duhet të tërhiqem. Do të ndodhë kur të mos jem më në gjendje për të ndihmuar shokët e skuadrës. Unë jam një tip shumë autokritik.E di kur jam mirë, gjithashtu edhe kur ndihem keq. Kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse do të vazhdoj të bëj mirë, atëherë do të përpiqem të vazhdoj të luaj”.

“Sepse të luaj futboll është ajo që dua. Gjithsesi, kur ta ndiej se ka ardhur momenti të largohem do të bëj, pa u ndikuar fare nga mosha. Vazhdoj të kujdesem shumë për veten. Pushoj dhe ushqehem mirë. E bëj gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, edhe për shkakun që futbolli është bërë shumë fizik. Dhe gjithashtu luajmë më shumë ndeshje se më parë”, tha Messi.

Edhe pas përfundimit të karrierës, Messi ka thënë se do të mbetet te futbolli, por që nuk e ka caktuar se si çka

Beckham zbulon se transferimi i Messit në Miami ishte planifikuar shumë kohë përpara verës së 2023

Lexo po ashtuBeckham zbulon se transferimi i Messit në Miami ishte planifikuar shumë kohë përpara verës së 2023

“Sigurisht që pasi ta mbyll me futbollin aktiv do të gjej mënyrën për të realizuar rolin e ri që do të më pëlqejë. Në aspektin sportiv kam pasur fatin të realizoj gjithë ëndrrat e mia, nuk mund të kërkoj më shumë. I jam falënderues Zotit, më ka dhënë shumë. Në aspektin profesional dhe personal”, vazhdoi tutje gjeniu argjentinas.

Krejt në fund ai foli edhe për largimin nga Barcelona në verën e vitit 2021, ku tha se nuk ishte i gatshëm dhe nuk donte të largohej nga Camp Nou.

“Ishte e vështirë, sepse ndihesha për mrekulli në Barcelonë. Dhe nuk mendoja se do të largohesha. Nuk isha gati të ikja nga Barça, gjithçka ndodhi shumë shpejt. M’u desh të rindërtoja jetën me kalimin e ditëve”.

“Njoha një kampionat tjetër me PSG-në, një tjetër klub dhe dhoma zhveshjeje të reja. Ishte një ndryshim që nuk po e kërkoja. Ky është shkaku pse fillimi ishte i vështirë”, deklaroi tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d