Presidenti i Ukrainës, Volodymor Zelenskiy ka paralajmëruar destabilizim të situatës në Ballkan.
“Sot të gjithë po diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç e kam thënë sinqerisht, ky nuk është problemi i djeshëm dhe as problem i pardjeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron ta përfundojë atë. Kini kujdes Ballkanin, më besoni, po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë, Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, shtetet e botës nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim të tillë përsëri” ka thënë Zelenskiy.