Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se po i sabotohet vullneti për bashkëpunim nga Komuna e Prishtinës për lirimin e një hapësire ku po vepron një nga operatorët ekonomikë në pronë të ministrisë.
Peci me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se për këtë është marrë aktvendim i formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, që i jep të drejtë ministrisë për pronën, shkruan Gazeta Insajderi.
“Duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron njëri nga operatorët ekonomik në mënyrë të kundërligjshme, pronë e Ministrisë së Bujqësisë…”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.
Ai ka thënë se për këtë i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës për asistim në lirimin e objektit.