Hovenier takon Bislimin një ditë pas bisedimeve për dinarin në Bruksel – pritet t’u drejtohet mediave

 

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të takohet sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, një ditë pas bisedimeve që zhvilloi në Bruksel lidhur me çështjen e dinarit. Takimi pritet të nisë në orën 11:00.

Pas takimit, Hovenier pritet t’u drejtohet gazetarëve para objektit të Qeverisë së Kosovës, rreth orës 11:30.

Ndryshe, Bislimi është takuar dje në Bruksel me Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Pas takimit, Qeveria e Kosovës doli me komunikatë, ku u tha se lidhur me çështjen e dinarit, palët janë dakorduar që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër.

“Më tej, u përmend dhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqetësimet e fundit rreth saj. Palët u dakorduan që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, gjithnjë duke respektuar vendimin në fjalë të BQK-së. Palët u pajtuan që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të tilla që pastaj do trajtohen tutje në një takim të ri. Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë”, u tha në komunikatën e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d