Peci autorizon sekretarin ta ndërprejë kontratën e qirasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë

 

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka thënë se gjatë së hënës ka autorizuar sekretarin e Ministrisë për ndërprerjen përfundimtare të qirasë ku ndodhen zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Peci ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të AAK-së, teksa i quan kërcënim të hapur dhe komunikim i një tradite në Dukagjin.

Ai tha se është i bindur se në një periudhë të shkurtër i gjithë objekti ku gjendet AAK-ja do të jetë në dispozicion të ministrisë.

“Me revidimin e kontratës ka qenë edhe mundësi që të rikthejmë rreth 600 metra katrorë dhe me qenë se kemi qenë shumë korret dhe gjeneroz, dhe me qenë se ata kanë pasuar me jo mirënjohje dhe jo korrektësi në komunikim me Ministrin e Bujqësisë, sot ne mëngjes Ministria ka marr vendim që përfundimisht të shkëputet tërësisht kontratën me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Varësisht prej dispozitave edhe siç është e paraparë në një periudhë tranzitore, për një periudhë të shkurtër kohore i gjithë objekti do të jetë në shfrytëzim për Ministrinë e Bujqësisë, për titullarin e institucionit. Edhe mua me vjen keq realisht prej periudhës së pasluftës objekti i Ministrisë së Bujqësisë nuk është shfrytëzuar nga titullari i institucionit dhe në anën tjetër ne përballemi me një qira shumë të lartë aktualisht në objektin që e ushtrojmë veprimtarinë tonë”, thotë Peci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d