Ramazani është muaji i shenjtë në kalendarin islamik. Teknikisht, është muaji i nëntë në kalendar, dhe e njëjta datë ndryshon nga viti në vit.
Ramazani, si muaj i shenjtë, është muaj ku njerëzit e tregojnë përkushtimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit, transmeton Prishtina Sot.
Gjatë këtij muaji, besimtarët mysliman nuk hanë derisa dielli të perëndoj.
Mirëpo, pavarësisht kritikave të ndryshme ndaj këtij muaji, shkencëtarët dhe studime të shumta tregojnë që agjërimi ka efekte të pabesueshme shëndetësore në organizmin e njeriut.
E përmirëson trurin
Nëse agjëroni, padyshim që shumë shpejt do t’i vëreni efektet pozitive që agjërimi i ka në mirëqenien mendore dhe fokusin spiritual.
Një studim i kryer nga shkencëtarët e SHBA-së ka treguar se fokusi mendor i arritur gjatë Ramazanit rrit nivelin e faktorit neurotrofik me prejardhje trunore, i cili e nxit organizmin të prodhojë më shumë qeliza trunore dhe në këtë mënyrë e përmirëson funksionin trunor.
Veç kësaj, gjatë Ramazanit zvogëlohen edhe hormonit kortisol, që prodhohet nga gjëndra e veshkave, e që do të thotë se nivelet e stresit zvogëlohen dukshëm gjatë dhe pas Ramazanit.
Agjërimi ju ndihmon t’i hiqni shprehitë e këqija
Për shkak se gjatë tërë ditës do të jeni duke agjëruar, Ramazani është koha e duhur për t’i hequr qafe shprehitë e këqija. Shprehitë si pirja e duhanit dhe ushqimi i keq nuk duhet të përfshihen gjatë këtij muaji, dhe pasi që gradualisht i hiqni ato qafe, trupi juaj do të mësohet me mungesën e tyre dhe shëndeti do t’ju përmirësohet, transmeton Telegrafi.
Aftësia e agjërimit për t’i hequr qafe shprehitë e këqija është aq e rëndësishme saqë Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Britanisë e rekomandon si kohën e përsosur për ta lënë duhanin.
E ulë kolesterolin
Të gjithë e dimë se humbja e peshës është ndër përfitimet më të mira të agjërimit, mirëpo veç kësaj, ka edhe shumë ndryshime të mira shëndetësore që ndodhin prapa skenave.
Një ekip i kardiologëve në Emiratet e Bashkuara ka zbuluar se agjërimi e zvogëlon edhe nivelin e kolesterolit në gjak.
Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular, duke e zvogëluar dukshëm rrezikun nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, si sulmi në zemër.
I heq toksinat nga trupi
Përpos që Ramazani është i pa zëvendësueshëm për ta pastruar veten shpirtërisht, agjërimi është edhe i përsosur për t’i hequr të gjitha toksinat nga trupi dhe për ta pastruar organizmin.
Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi i heq toksinat e ndryshme nga sistemi i tretjes. /Prishtina Sot/