Raportet financiare të partive, Vetëvendosja e para me mbi 2 milionë euro të hyra

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin e kaluar, ku Lëvizja Vetëvendosje, e cila është në pushtet ka pasur më së shumti të hyra, ndërsa pasa saj LDK, PDK e AAK.

Sipas KQZ-së raportet janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Në raport thuhet se Lëvizja Vetëvendosje për vitin 2023 ka pasur 2 milionë e 98 mijë e 532 euro derisa shpenzime ka pasur 1 milion e 381 mijë e 285 euro.

LDK ka pasur të hyra 723 mijë e 169 euro dhe e ka shpenzuar 431 mijë 824 euro.

Ndërsa PDK ka pasur 808 mijë 983 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 715 mijë e 986 euro, teksa AAK figuron me 280 mijë euro të hyra dhe 268 mijë e 16 euro shpenzime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d