Prokuroria deklarohet për hetimet ndaj grupit që dolën për bamirësi e po akuzon për gara ilegale

 

 

Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke mbledhur provat e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit ku Policia ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj 7 personave që po dyshon se kanë organizuar ilegalisht gara me vetura. Ndërsa të akuzuarit po pretendojnë se takimi i tyre nuk kishte lidhje me gara të shpejtësisë por me një rast bamirësi. Për të mbledh fonde për shërimin e një 9 vjeçari.

Në një përgjigje për Insajderin nga Prokuroria kanë bërë të ditur se kanë pranuar kallëzimin penal nga policia. Lidhur më të, prokurori i rastit është angazhuar për të hetuar rastin dhe provat ekzistuese.

Ne mund të konfirmojmë se Policia e ka dorëzuar kallëzimin penal lidhur me rastin në fjalë. Prokurori i rastit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Shtatë të dyshuarit në luftë me Prokurorinë

Një iniciativë që kishin nisur për bamirësi nuk përfundoi ashtu siç duhej. Parat e mbledhura u konfiskuan nga policia e Kosovës. Bashkë më to shkuan në polici edhe organizatorët. Policia po dyshon se personat që ishim mbledhur në një pompë të benzinës në Prizren ishin duke organizuar gara ilegale të shpejtësisë. Shtatë persona përfunduan në stacion policorë dhe ndaj tyre u iniciuan veprat penale për Organizim i skemave piramidale dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Përkundër versionit të policisë, të ndaluarit po pretendojnë se takimi i tyre kishte qëllim të mirë. Mbledhjen e parave për shërimin e një fëmijë 9 vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d