Escobar e përshëndet vendimin e Qeverisë

 

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, e ka përshëndetur emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Dua të përmend se ishte shumë i rëndësishëm vendimi i sotshëm për Manastirin e Deçanit, ishte i hap i domosdoshëm, i nevojshëm. Falënderoj institucionet e Kosovës për këtë hap”, u shpreh Escobar në konferencën e përbashkët me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d