Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se hetimi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, mund të zgjasë me vite të tëra.
Ai thotë se të gjithë po presin nga Serbia që t’i hetojë, t’i ndjekë penalisht dhe t’i sjellë para drejtësisë të gjithë ata që dyshohet se morën pjesë në sulmin terrorist ku mbetën të vdekur një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë.
Këto komente shefi i Zyrës së BE.
“Po presim nga Serbia si shtet kandidat që po negocion për anëtarësim në BE që ta kenë një sundim ligji e gjyqësor të pavarur që është i zoti, po them përsëri, ta hetojë, t’i akuzojë dhe t’i dënojë të gjithë përgjegjësit. Kemi parë vetëm një raport, që u quajt raport fillestar që u shpërnda nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, besoj në tetorin e vitit të shkuar. Nuk kemi parë gjë përtej saj dhe me ç’kuptoj unë në Kosovë hetimi mund të zgjasë me vite të tëra”, është shprehur ai.